Florian Marku është një nga sportistët shqiptarë të momentit, pasi me triumfet e tij ka ngjallur kureshtje si brenda, edhe jashtë vendit, ku kryen edhe aktivitetin e tij si kikboksier.
Është kampion ndërkombëtar në stilin e tij dhe në mbi 45 ndeshje të zhvilluara në kikboks dhe 5 në kategorinë UFC, 28-vjeçari i lindur në Lushnjë, por i formuar si sportist në Greqi, nuk njeh asnjë humbje.
Para një muaji, Florian Markut i mjaftoi vetëm 1 minutë e 50 sekonda për të mposhtur kundërshtarin anglez Muma Muimba, në sfidën e boksit të zhvilluar në Britaninë e Madhe.
Boksieri shqiptar e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të shpeshta. Marku e hodhi dy herë në tapet rivalin, por ai e vazhdoi d yluftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një go ditje të fortë.
Marku mori kështu fitoren e 7 në 7 ndeshje, duke u komentuar si një kampion i vërtetë. Por jeta dhe karriera e këtij sportisti i ngjan një skenari filmi.
Shpirti i tij rebel dhe l uftarak ka bërë që Florian Marku të provojë edhe b urgun, ku tregon edhe historitë e ndryshme që ka përjetuar gjatë kësaj eksperience.
Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, Marku tregoi vështirësitë e karrierës së tij, dëmtimet e deri tek ëndrrat e së ardhmes. Por, për të gjithë ata që njohin vetëm këtë anë të medaljes, në këtë artikull po ju zbulojmë anën tjetër të medaljes, atë të romantikut të lumtur.
Nëse jeni kuriozë të dini më shumë rreth statusit të tij, ja ku po jua zbulojmë!
Floriani është i fejuar me një vajzë të panjohur në publik, që quhet Eirini Konomi. Ai poston shpesh foto nga darkat dhe frekuentimet e vendeve të bukura me të fejuarën, duke ia shprehur dashurinë në publik me shumë delikatesë dhe fjalë të bukura.
Ndërsa Eirini e ka vendosur në biografinë e saj të “Instagram”-t faktin që është e fejuar me Florianin, dhe ka marrë unazë fejese prej tij. Ata duket se janë shumë të lumtur bashkë, e shijojnë lidhjen në maksimum dhe kanë plane të rëndësishme me njëritjetrin. Floriani, 1.74 m i gjatë dhe me trupin gjithë muskuj, ka lindur në Lushnjë, por me origjinë është nga Kosova.
“Nisur nga historia e familjes sime, di që gjyshi im është nga Kosova, por gjatë regjimit komunist ka qenë i internuar në Lushnjë, së bashku me shumë kosovarë të tjerë. Këtu ka jetuar edhe babai im. Prandaj unë kam lindur në qytetin e Lushnjës. Pas viteve ’90, familja ime emigroi në Greqi, duke u vendosur në Selanik”,- ka treguar ai në një intervistë për “Panorama Sport”.
Po sa i vështirë ka qenë fillimi i karrierës për të arritur te suksesi?
“Normalisht, që kam pasur shumë vështirësi. E kam nisur karrierën kur isha vetëm 11 vjeç, duke punuar shumë gjatë seancave stërvitore. Kam pasur shumë vështirësi, por ia kam dalë falë vullnetit e përkushtimit. Ky ka qenë vetëm fillimi, pasi ëndrrat e mia kanë qenë shumë të mëdha dhe mund të them se këto janë vetëm hapat e parë. Kam besimin në realizimin e një ëndrre të madhe dhe shumë të ndritur. Besoj shumë se do t’ia arrij që të dal kampion bote”.
Përveç sportit, ai është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, pasi e shohin si model për formën fizike.
“Kjo formë vjen nga stërvitja e madhe që unë bëj. Asnjë gjë nuk vjen pa punë. Stërvitja intensive është thelbësore. Një kohë shumë të madhe ia kushtoj kësaj pjese. Bëj vrap çdo mëngjes, punoj me thesin “Sparing” dhe me trajnerin George Armagos, bëj shumë raunde “Pau”.
DETAJE NGA JETA P ROBLEMATIKE E NJE KAMPIONI
E, natyrisht, suksesi kërkon sakrifica, ndaj jeta e Florian Markut është si në filma, pasi brenda tij ka ring, bu rk, medalje dhe dashur. Në lidhje me fillimet e karrierës, ai e rrëfen kështu jetën e tij:
“Fillimisht, karrierën e kam nisur në Greqi, në moshën 11-vjeçare dhe vështirësinë e madhe e kam pasur në moshën 18vjeçare. Të them të drejtën, Greqia më ka përkrahur dhe nuk kam pasur probleme me prejardhjen apo kombësinë.
Me çdo kundërshtar, kur fitoj, ndjesia është shumë e madhe. Sigurisht që kur fitoj, reagimi i grekëve është normal, ndonëse disa prej tyre nuk u gëzohen fitoreve të mia.
Por, nuk kanë pasur se çfarë të thoshin. Isha më i miri në ring, kështu që asnjë nuk mundet të flasë të kundërtën”.
Je grindur me ndonjë në Greqi jashtë ringut dhe cilat kanë qenë arsyet që ke përfunduar në b urg?
Si tip impulsiv, jam përfshirë gjithnjë në problemet që ka pasur shoqëria ime, kështu që nuk më kanë munguar sh erret në Greqi. Nga she rret që bëja, kam përfunduar në b urg. Pas një she rri që ndodhi në Greqi, kam qëndruar një vit e gjysmë në bu rg.
Bu rgun e kam bërë edhe në Austri, ku kam qenë në arr est për katër muaj dhe më pas më transferuan në Greqi, në bu rgun e Vjedhatas në Selanik, ku kreva pjesën e mbetur. Po ju tregoj rastin se si më arre stuan një ditë para ndeshjes.
Sapo shkova në shtëpi, në Linz, erdhën e më arr estuan. Të nesërmen, unë kisha ndeshjen, por Interpoli i Austrisë, në bashkëpunim me Interpolin grek, pas informacionit të marrë nga Greqia për vendndodhjen time, më arr estuan në Linz.
Më erdhi keq se isha në kulmin e karrierës. Nuk e prisja të më ndodhte kjo. Isha mjaft i njohur në Austri. Nuk më del nga mendja kur po lici më tha: ‘Po ti çfarë bën këtu, unë kam prerë biletën për të parë ndeshjen?’. Kjo më kushtoi një vit e gjysmë jashtë ringut sa edhe fansat kujtuan se s’do rikthehesha”.
Po si ishte jeta e tij në b urg?
“Atje brenda ke shumë kohë të rrish me veten tënde dhe të mendohesh thellë. Jam penduar për gabimet. Nga bu rgu unë mësova të kem më shumë durim e të mos grindem shpesh. B urgu në Linz të Austrisë ishte shumë i keq, pasi vetëm një orë ajrim kishim në ditë.
Prej gati dy muaj e gjysmë kam qenë i vetëm në një dhomë 3×3 metra. Edhe pse isha i vetëm, unë stërvitesha atje në burg, pavarësisht se nuk kisha mjete stërvitore.
Në bu rgun e Selanikut kalova më mirë, pasi kishte kushte edhe për stërvitje. Kohën e kaloja duke lexuar libra. Drita e diellit aty ishte më e pranishme”,- tregon ai.
Po cilat janë momentet më të bukura të karrierës së tij?
“Kam pasur shumë raste të bukura gjatë karrierës sime. Si momentin më të bukur kujtoj rastin kur mora rripin e parë botëror dhe kur fitova kundër një greku para 7 muajsh.
Ishte fitorja kundër Bitakut në Greqi, e cila ishte dhe një ndeshje me shumë rëndësi dhe ndër më të mëdhatë të zhvilluara në shtetin helen.
Gjatë dyluftimit me atë, unë theva gishtin, por nuk e lashë ndeshjen deri në fund, duke vazhduar me gishtin e thyer për të mos u dorëzuar. Më pas bëra operacion. Unë e kam për natyrë që nuk dorëzohem, dhe nuk e braktis luftën”.
Ndërsa për momentet e hidhura, ai thotë:
“Shyqyr Zotit, gjatë karrierës sime s’kam pasur të tilla momente e raste të hidhura. Jeta ime është si një film. MkGregor do të doja ta sfidoja një herë. Kundër tij e dëshiron çdo lu ftëtar i MMA-së dhe UFC-së!”.
Dhe le të ndalopjmë te dashuria dhe jeta intime duke i bërë pyetjen: “A keni të dashur? Nëse po, a bëhet xheloze e dashura juaj kur largoheni për aktivitete?
“Po, jam i fejuar. Xheloze… po, bëhet…(qesh). Por e marr gjithmonë me vete dhe, duke qenë pranë meje, largohet çdo xhelozi e saj”,- përfundon ai rrëfimin e tij.