Gjykata e Apelit e Kataniës në Itali ka rikonfirmuar dë nimin e vitit 2019 me 15 vjet 5 muaj dhe 5 ditë b urg për shqiptarin Moisi Habilaj, i cilësuar si kreu i një grupi të strukturuar kr iminal që merrej kryesisht me tr afikun e dr ogës nga Shqipëria, por edhe me tr afikun e ar mëve.
Sipas portalit italian meridionews.it, në Apel janë dënuar sërish edhe bashkëpuntorët italianë të grupit, Antonino Riella me 14 vjet e 8 muaj dhe Angelo Busacca, me 6 vjet e 10 muaj.
D ënime edhe për Vincenzo Spampinato (9 vjet) në Apel, Gianluca Passavantin (2 vjet e 8 muaj) me dy vjet ndërkohë që për Rosario Giuliano dhe Giuseppe Greco u dhanë një vit e dhjetë muaj.
Vendimi, në qershor 2019
Gj ykata e Katanias ka marrë vendimin ditën e sotme për Moisi Habilajn duke e dë nuar atë me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar 18 vjet b urg.
Habilaj është dënuar për tra fik ndërkombëtar dr oge nga Shqipëria në Sicili. Sipas gjykatëses, Moisi Habilaj nuk ishte një skafist i thjeshtë, por bo si i grupit.
Të dë nuarit e tjerë të dosjes “Trëndafili i erërave” janë: Meridian Sula, 8 vite e 4 muaj, Nezar Seiti 7 vjet e 4 muaj e 26 ditë, Antonino Riela 14 vjet e 8 muaj bu rgim, Vinccenso Spanpinato 10 vite e 2 muaj bu rgim. Angjelo Buzaka, 7 vjet e 4 muaj, Xhanluka Pasavanti 4 vjet bu rgim dhe 10 mije euro gjobë. Xhuzepe Greko, 2 vjet e 4 muaj bu rgim dhe 4700 euro gj obë.
Mediat italiane shkruajnë se Habilaj e ka dëgjuar në heshtje vendimin, ndërsa avokatët e tij kërkuan rr ëzimin e akuzave kryesore të klientit të tyre, duke kërkuar që ai të dë nohej vetëm për transport të lëndëve na rkotike.
Në muajt e kaluar, Habilaj ka pranuar një pjesë të përgjegjësive dhe u është përgjigjur pyetjeve të he tuesve italianë dhe shqiptarë, të cilët në vendin tonë kanë në dorë edhe dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.