Në çmimet e “Globe Soccer Awards”, portugezi lë pas Lionel Mesin, ndërkohë Flik dhe Guardiola, “Trajnerët më të mirë”
DUBAI – Janë dorëzuar në Dubai trofetë e funditvitit nga “Globe Soccer Awrds 2020”, trofe që i rezervohen futbollit, sa i përket sezonit të fundit. Protagonisti më i madh i kësaj mbrëmjeje ka qenë padyshim Kristiano Ronaldo, i cili është shpallur edhe “Lojtari më i mirë i shekullit”, duke lënë pas rivalin e tij më të madh, në këtë klasifikim Lionel Mesi.
Ndërkohë, trofeun si “Lojtari më i mirë i vitit” e mori kampioni i Europës, Robert Levandovski. Ka patur edhe një trofe, që lidhet me 20 vitet e fundit, të cilin e ka fituar Pep Guardiola, si “Trajneri më i mirë”. Çmime ka fituar edhe Reali i Madridit si “Klubi më i mirë” dhe Mendez, si “Menaxheri më i mirë”.
Sa i përket çmimeve të tjera rreth vitit të fundit, u vlerësua edhe Flik si “Trajneri më i mirë”, ndërsa Bajerni i Mynihut në rang klubesh u cilësua si më i miri. Trofetë e karrierës iu dorëzuan Guardiolës dhe Kasijas.