Në ditën e v arrimit të mbajtur në Katedralen e Viçencës, ndërsa e gjithë Italia po i jepte lamtumirën e fundit ish-legjendës së futbolit, Paolo Rossi, h ajdutën kanë hyrë në shtëpinë e “Pablitos” në Bucine, në fshatin toskan në provincën e Arezzos.
Për të kuptuar se çfarë ndodhi, edhe para se gruaja e tij Federica të kthehej nga Viçenca, ishte një mik i familjes i cili, pasi kishte gjetur shtëpinë të kthyer me “kokë poshtë” (sipas asaj që është konstatuar deri më tani, ha jdutët hynë duke thyer një dritare të shtëpisë), lajmëroi menjëherë po licinë.
Midis objekteve që mungojnë, janë disa bizhuteri, përfshirë një orë të Rossi-t. Sipas po licisë, nuk duket se sendet sportive janë vj edhur.
Ditën e djeshme janë bërë homazhe nga mijëra tifozë të tij, ndërsa atij i është dhënë lamtumira e fundit. Ish-kampioni i Botës me Italinë në futboll, Paolo Rossi, prej muajsh vuante nga sëmundja e kancerit. /noa.al/