Loading...

Ironia e avokates: ‘Pas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e divorcuar!’

Avokatja Enida N. Bozheku ka ironizuar me emërimin në detyrë të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ajo ka pastuar në rrjetet sociale, ndonëse pa e përmendur me emër, shprehjen “pas një burri të suksesshëm qëndron një grua”, duke bërë një ndryshim.

“Pas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e divorcuar!”.

“Ah këto punët e përbrëndshme po në familje mbesin!”, – tha ironikisht Bozheku.

Emri i Bledi Çuçit u propozua sot nga Kryeministri për t’u dekretuar nga Presidenti në postin e ministrit të Brendshëm. Deri tani Çuçi mbante postin e ministrit të Bujqësisë, por duket se arritjet e tij në këtë sektor, siç pretendoi sot kreu i qeverisë, e ngritën atë në një detyrë më të rëndësishme. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com