Loading...

Intervista e rrallë e mjekut kardiolog të Enver Hoxhës

Mjeku kardiolog, Ahmet Kamberi vjen në një intervistë të veçantë sot në emisionin ‘Kjo javë’, në ‘News24’, ku tregon detaje të pathëna në lidhje me sëmundjet e diktatorit Enver Hoxha si dhe momentet e tij të fundit.

Kamberi ka qenë pjesë e një ekipi mjekësh të Enver Hoxhës, ish-ministër Shëndetësie.

Si ishte situata kur ju u gjendët në ekipin e Enver Hoxhës? Ishte në vitin 76. Kam shkuar në muajin mars. Isha mjek i Klinikës Speciale, kardiolog. Kisha bërë një specializim për sëmundjet e brendshme dhe një specializim në Suedi. Enver Hoxha bëri një infarkt në 1973 dhe ndiqej nga mjeku personal dhe dy tre kolegë të tjerë.

Imagjinoni se çfarë mendësie ishte në atë kohë. Që të kaloje një infarkt miokardi, ishe invalid. Në atë kohë qëndronin në shtrat 2 muaj. Që të dilje në punë pas një viti ishte një gjë e paimagjinueshme. Mesa duket udhëheqësve më të lartë i lindi ideja që ai të kishte një ekip.

Pse u besuat ju? Si e gjykoni këtë?

Këtë nuk e di. Unë kisha atë besim, isha mjek i klinikës Speciale.

Lidhje farefisnore kishit me zonjën Hoxha?

Nuk kisha me asnjë. Jam habitur se si kam shkuar atje. Me asnjë. Jam shquar si mjek kur isha në Peshkopi. Në klinikë punoja me të gjithë udhëheqësit, isha i njohur. Kolegu im që ishte para meje në klinikë, ishte përfshirë në ekip. Dhe i dyti që mund të ishte atje, isha unë. Besimi politik është tjetër gjë, nuk varej nga unë.

Mes rreshtash ju thoni se Enver Hoxha ka pasur një mjekim të gabuar për diabet. Në ç’kushte e gjetët Enver Hoxhën atëherë?!

Është e komplikuar. Sot e gjykojmë me nivelin e mjekësisë së sotme. Në atë kohë barnat për diabetin kanë dalë që në vitet 50. Për mua ai në atë kohë kishte një peshë relativisht rreth 87 kg. Mendoja se nuk ishte nevoja që të merrte insulinë. Kjo nuk është aq e thjeshtë, pasi ai ishte mësuar me insulinë dhe nuk ishte e kollajshme që të merrte mjekim për gojën. Unë parashtrova problemin që nëse dobësohej më shumë, që mjekimi për diabetin të bëhej i panevojshëm.

Kush e kundërshtonte këtë gjë?

Ka qenë doktor Hoxha, ai e ka pasur drejtimin e mjekimit. Në atë kohë Isufi, që ishte mjeku personal, ishte pezulluar dhe ishte vetëm Hoxha si diabetolog. Ne të tjerët ishim kardiolog. Kisha njohurit e mia se në Suedi isha marrë me diabetin.

Si ishte kjo përplasje me mjekun Fejzi Hoxha?

Efektin e pati pak më vonë. Ai aty tha; “po ti nga i mësove këto gjëra që të propozosh?!”. Unë bëra shpjegimin tim. Në atë kohë me diabetin ka qenë më e rreptë këmbëngulja për ta ulur në peshë pacientin. Në atë kohë synohej pesha ideale. Shumica e tyre që e arrijnë këtë peshë, mund të mos kenë nevojë që të marrin insulinë. Populli ishte mësuar që ta shihte Enverin me atë staturë.

Me mjekët e tjerë kishit kundërshti?

Grupi i kardiologëve ishte kompakt. Edhe kur kishim gjera të ndryshme, merreshim vesh.

Si ishte situata me kardiogramën, që e keni përshkruar dhe në libër?!

Isha në klinikë atëherë. Kjo klinikë kishte një degë në Durrës. Doktor Kalo, diku pas mesnate vjen me një elektrogaramë dhe pa më thënë se kush ishte. E pash elektrogramën dhe e kuptova. E diskutuam dhe e shpjegova se çfarë ishte. Ai kishte bërë një episod inskenie që i themi ne, në vitin 1973. Ka qenë gusht. Pa mu thënë se ishte elektrograma e Enver Hoxhës. Unë i shpjegova se çfarë ishte. Pjesa tjetër i takonte mjekëve që e ndiqnin. Më pas u mblodh konsulta, ku ishin profesor Hoxha, Kalo, Shyti.

Sa e rëndë ishte gjendja?

Për mua ishte një gjë e zakonshme për një kardiolog. Ishte një inskeni që duhej ndjekur. Ajo tregon se kishte probleme me arteriet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com