Loading...

IGJEUM jep detaje për lëkundjet e tërmetit që u ndjenë sot në vendin tonë

Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë detaje për lëkundjet e tërmetit që u ndjenë sot në vendin tonë. Fillimisht faqja europiane EMSC raportoi se epiqendra e lëkundjeve ishte në detin Adriatik me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, 39 kilometra nga Tirana dhe 22 kilometra nga Durrësi.

Ndërkohë, IGJEUM bën me dije se tërmeti ka qenë me madhësi 4.1. Sipas IGJEUM tërmeti ishte me epiqendër 2 km në veri të Ishmit, me një thellësi 2 km, ndërsa thekson se të dhënat janë paraprake.

Lëkundjet janë ndjerë në Durrës, Laç dhe në Lezhë me një distancë 22 km në veri të Durrësit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale nga lëkundjet.

Rreth 10 ditë më parë, u shënua 1-vjetori i tërmetit tragjik të 26 nëntorit të kaluar, ku humbën jetën 51 persona.

Më shumë se 900 të tjerë mbetën të plagosur dhe 17 mijë familje mbetën të pastreha, pasi toka u dridh nga një lëkundje me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, me thellësi 38 km, me epiqendër 22 km nga Durrësi dhe 30 km nga Tirana./noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com