Hidhet në Zyrih të Zvicrës shorti i ndeshjeve kualifikuese për në finalet e kampionatit botëror që do të zhvillohet në Katar në muajt nëntor -dhjetor të vitit 2022.
Shqipëria dhe Kosova, kanë mësuar kundërshtarët e tyre që do të përballen në grupet respektive.
Shqipëria do të jetë e pozicionuar në grupet me 6 skuadra me më shumë mundësi kualifikimi.
Në “Grupin I” kuqezinjtë do të kenë Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Armeninë dhe San Marinon.
Nga ana tjetër Kosova bën pjesë në “Grupin B” ku do të përballet me: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji./noa.al/