Nga dita e sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në 22:00 të mbrëmjes, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri përmes Kapshticës, këmbësorët dhe kamionët e mallrave.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, përmes një njoftimi thekson se autobusët, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë, bën me dije se: “Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.
Pika doganore e Kapshticës, u mbyll më 20 nëntor në kuadër të masave të marra nga Greqia për frenimin e përhapjes së koronavirusit. /noa.al/