Krishtlindja u festua edhe nga të bu rgosurit shqiptarë në bu rgun e Koridhalos, në Greqi.
Një video është bërë virale në rrjet dhe është shpërndarë më pas, ku tregohet momenti festiv.
Njëri prej të dë nuarve është ngritur për të kërcyer nën ritmet e muzikës greke, ndërsa të tjerët shijojnë ushqimin.
Në video dëgjohen biseda në gjuhën shqipe, ndërsa të dën uarit i kërkojnë njëri-tjetrit të futen në valle dhe të kë rcejnë vallen e famshme greke “Zebeqiko”.
Publikimi i videos në rrjetet sociale ka detyruar autoritetet greke të hapin një he tim, jo për shkak të atmosferës festive dhe kushteve tashmë të përmirësuara të jetesës në këto bu rgje sipas ministrisë greke të drejtësisë, por për mënyrën sesi janë futur celularët dhe pijet alkoolike brenda mureve të bu rgut. /noa.al/