Derbi Tirana-Partizani ishte tema e emisionit sportiv “Pasó në Top Albania Radio me gazetarët Denis Dyrnjaja, SiDorela Gjoni dhe Glent Nallbani, ku në një lidhje telefonike ishte edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.
Në rrëfimin e tij, ai ka treguar tre arsye se përse është tifoz me skuadrën e Tiranës, edhe pse xhaxhai i tij Olsi Rama është drejtor i përgjithshëm i Partizanit.
“E para, Tirana është persekutuar 50 vjet nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme, e dyta Tirana është identitet dhe nuk është ideologji dhe meqenëse xhaja im ka zgjedhur ideologjinë, unë do të mbaj identitetin, se ‘baba’ është jashtë loje, ngaqë Dinamon e mori lumi…. (qesh) dhe e treta se pse jam me Tiranën është se më pëlqejnë lojtarët e huaj të veshur me fanellën bardheblu.”
I pyetur se çfarë mendimi ka për ata që thërrasin “Rama ik”, Gregu u shpreh se jetojmë në demokraci dhe se të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre.
“Nuk më vjen mirë, por duhet ta pranojmë që jemi në demokraci, këtë ja them edhe vetes edhe shokëve të mi. Mendimi është i lirë…,”-shtoi ai.