Loading...

Gjykata e Tiranës masën e sigurisë për polici që akuzohet se qëlloi për v dekje të riun Klodian Rasha

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arr est me bu rg” për Nevaldo H., po lici që akuzohet se qëlloi për vd ekje të riun Klodian Rasha pak ditë më parë, pasi kishte thyer orën policore.

Në seancë, po lici ka pranuar kr imin dhe ka deklaruar se ka njoftuar sallën operative për një njeri të dyshimtë dhe se gjithçka ka ndodhur për 4-5 minuta.

“Merrni çfarë mase të doni, unë kam vr arë një njeri. Gjithçka ka ndodhur në ora 01.19 minuta dhe situata ka ndodhur për 4 ose 5 min. Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njëri të dy shimtë”, mësohet të ketë thënë ai.

Efektivi akuzohet për “vr asje e kryer në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”.

Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje.

Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë dhe sipas ekspertizës paraprake ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Vr asja e 25-vjeçarit ka shkaktuar një valë protestash të mëdha në vend, duke sjellë edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com