Në fillim të viteve ’90, Frrok Çupi drejtoi gazetën e parë opozitare ndaj regjimit ko munist, “RD”, që ishte edhe gazeta zyrtare e Partisë Demokratike.
Gazetari Frrok Çupi pas një përplasje që pretendoi se kishte pasur me liderin historik të demokratëve , me ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha,tha se ky i fundit e ka për ndjekur apo kërcënuar. Çupi u shpreh se i është dashur të marrë garanci për jetën e tij nga ambasada e SHBA dhe Brukseli.
“Me Berishën marrëdhëniet janë prishur përfundimisht në verën e vitit 1991, kur ai futi duart në gazetën RD. Unë e nxora nga zyra e RD-së, pasi nuk kam pranuar posh tërimin e gazetës. Ka qenë për shkak të ndërhyrjes së Berishës në gazetë, ai shkonte kur unë nuk isha në shtypshkronjën e RD. Jemi ndarë në prani të ambasadorit të SHBA-së në atë kohë, ku unë jam be tuar që si gazetar do të rrënojë të gjitha pikëpamjet diktatoriale të Berishës”, – tha Frrok Çupi.
Në një intervistë për Report Tv, analisti Frrok Çupi tha se ai si gazetar nuk do të lejonte kurrë që Berisha të ndërhynte në gazetë.
Më tej gazetari tregoi edhe përn djekjet konkrete që pretendoi se i kishte bërë lideri historik i demokratëve në atë kohë.
“Unë jam gati që ju si President (Berisha) të bëni gjithçka kundër meje dhe bëri gjithçka në realitet. Më përndoqi nga Shqipëria, më përndoqi nga disa punë, më pë rndoqi fizikisht, më kër cënoi familjarisht aq sa kam marrë garancinë e SHBA dhe Brukselit. Kam strehuar fëmijët, kam shkuar në bu rg thjeshtë se isha në gazetën Koha Jonë. Ka bërë gjithçka që mund të më bënte që të më për ndiqte, dhe shyqyr jam gj allë”, tha Çupi. Ai është sot një ndër gazetarët më kritikë ndaj opozitës. /NOA.al