Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatë në Tiranë, ku një p olic ka qëlluar me a rmë z jarri për vdekje shtetasin Klodian Rasha.
Një nga fqinjët e tij thotë se 25 vjeçari nuk ngacmonte njeri dhe shikonte problemet e tij. Ai ka qenë i papunë, është me origjinë nga Puka dhe është djali më i vogël i familjes Rasha, pasi kishte edhe dy vëllezër më të mëdhenj.
“Rrinte në lagje, nuk shqetësonte njeri. Ishte djalë shumë i mirë. Ishte i papunë, por nuk ngacmonte njeri, – thotë një grua e moshuar, fqinje e vi ktimës. – Unë e njihja, ulej shpesh këtu te bordura afër shtëpisë time. Kishte blerë një motor. I thosha: ‘ke filluar punë’. Jo mi nëna Drita më thoshte”.
Fqinja më pas tregon se në vendin ku dyshohet se është vr arë 25-vjeçari, afër banesës së tij, ka pasur ndriçim të plotë, ndryshe nga sa thotë po licia në njoftimin e saj.
“Po, ka pasur ndriçim rruga gjithnjë, se unë e shikoja kur mbyllja portën e shtëpisë që kishte dritë”, – shton ajo.
Ndërkohë, po lici që kreu vrasjen po mbahet i shoqëruar në komisariat. SHÇBA po verifikon nëse veprimet e po licisë janë brenda protokollit të nevojshëm. /noa.al/