Emri i tij është Adolf Hitler dhe ai fitoi zgjedhjet lokale në Namibi me një numër dërrmues votash. Nuk ka asgjë të përbashkët me diktatorin nazist dhe “asnjë qëllim për të dominuar botën”.
Adolf Hitler Uunona, raporton BBC, u zgjodh këshilltar i zonës elektorale të Ompundja me 85% të votave javën e kaluar. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, politikani përsëriti se ai “nuk ka asnjë lidhje” me ideologjinë naziste.
Adolf, si emrat e tjerë gjermanë, nuk është i pazakontë në vendin afrikan, i cili dikur ishte një koloni gjermane.
Uunona u zgjodh në partinë qeverisëse Swapo që drejtoi fushatën kundër sundimit kolonial nga pakica e bardhë.
Ai pranoi se babai i tij i vendosi emrin që ishte i ish-udhëheqësit nazist, por shpjegoi se “ai ndoshta nuk e kuptonte atë për të cilin qëndronte Adolf Hitler”. “Si fëmijë e kam parë si një emër krejtësisht normal”.
“Vetëm kur u rrita e kuptova: ky njeri donte të nënshtronte të gjithë botën, – tha Adolf Hitleri i Namibisë. – Unë nuk kam asgjë të përbashkët me asgjë nga këto gjëra”.
Uunona, tha se gruaja e tij, miqtë dhe të afërmit e thërrasin Adolf dhe ai nuk ka ndërmend të ndryshojë emrin e tij.
Midis vitit 1884 dhe 1915, Namibia ishte pjesë e territorit gjerman të quajtur Afrika Jugperëndimore Gjermane. /noa.al/