Loading...

E rëndë/ Ekskavatori bie në kontakt me rrymën elektrike, h umb jetën drejtuesi

Një mjet i tonazhit të rëndë që punonte në rrugën pranë fshatit Mursi, në Bashkinë e Konsipolit ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për pasojë, ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit, Pandeli Anagnosti, 55-vjeç, banues në fshatin Finiq, Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Sheret”, rreth orës 08:30 të mëngjesit, ku i ndjeri po punonte me makinë pune ekskavator, me kovën lartë dhe ak sidentalisht mjeti ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike.

Ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupin, duke mos ndërhyrë dot me shpejtësi për shkak të energjisë elektrike. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com