Një 21-vjeçar, i identifikuar si Renato Nebiu nga fshati Karine i Peqinit ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.
Trupi ndodhet në mo rg dhe është urdhëruar që t’i nështrohet ekspertizës mjeko-ligjore, që të zbardhet e vërteta.
Vi ktima në gjendje të rëndë, u dërgua fillimisht në spitalin e Rrogozhinës për ndihmë më pas në Durrës, por ndërroi jetë.
Nebiu mësohet se ishte in fektuar me koronavirus.
Ai vuante edhe nga zemra dhe ku rohej me ilaçe. Dyshimet e para janë se i riu mund t’i ketë dhënë fund jetës si pasojë e gjendjes së rënduar p sikologjike.
Trupi i të riut ndodhet në m org, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Nëse kjo do të konfirmohej nga autopsia mjeko-ligjore do të ishte rasti i gjashtë në Shqipëri.
Për 3 nga 4 rastet e pacientëve me ko ronavirus që janë hedhur nga spitalet Covid në Tiranë vijojnë hetimet, ndërsa janë mbyllur vetëm për rastin e Hasan Mirës i cili u vetëhodh nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi” më 2 shtator të këtij viti.
Për 3 rastet e tjera vijojnë hetimet. Ndërkohë që në nëntor një i moshuar po i infektuar me ko ronavirus i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte. /a.m/NOA.al
/NOA.al