Loading...

E pabesueshme ajo që i ka ndodh emigrantit shqiptar në Itali

Aleksandër Foleta, një i ri nga Shkodra dhe që jeton në Itali prej 4 vitesh, tregoi për “Stop”, se në datë 19 Nëntor të 2020-ës, mediat vizive dhe online japin një lajm për një ngjarje në Shkodër, ku i vihet tr itol një lokali, i cili ishte në pronësi të familjes Foleta.

Shkaku sipas lajmit në fjalë, ishte hakmarrja ndaj djalit të familjes, Aleksandër Foleta, i cili në muajin Gusht kishte pasur një precedent kr iminal. Në fotot ilustruese të lajmit, shfaqet personi denoncues, i cili nuk ka asnjë lidhje me personin e ak uzuar.
Qytetari Aleksandër Foleta: Përshëndetje, Stopi! Unë zgjodha t’ju drejtohem juve, sepse keni një audiencë shumë të madhe televizive. Më është bërë një padrejtësi.

Qytetari Aleksandër Foleta: Quhem Aleksandër Foleta. Jam nga fshati Gimaj, Dukagjin, Shkodër. Aktualisht, kam 4 vite, që jetoj në Itali, nuk jam kthyer për motive dokumentesh.

Aleksandri thotë, se është i biri i Gjokë dhe Age Foletës dhe jo Hanës. Mediat sipas tij, duhet ta verifikonin rastin dhe jo t’i merrnin fotot në Facebook.
Qytetari Aleksandër Foleta: Kam dalë në gazeta e televizor, më akuzojnë për therje të dy personave me thikë në Shkodër në muajin gusht, kur unë kam 4 vite, që jetoj në Itali. Ndërkohë i vënë një lokali një tr itol dhe më hedhin mu në media televizive. Unë nuk jam djali i Hanës, jam i tjetër kujt. Jam djali i Gjokë Foletës, nana ime quhet Age, nuk quhet Hanë.

Qytetari Aleksandër Foleta: Më kanë hedh 4 foto të miat nëpër mediat televizive dhe në gazeta dhe më kanë ak uzuar, se të tjerët nuk më njohin kush a ky, kush është ai. Ata njohin atë, që shohin në foto.

Kërkesa e vetme e Aleksandrit, është heqja e fotove nga rrjetet sociale e Youtube, për shkak se mund t’i krijohen probleme të kota.

Kush të njoftoi?

Qytetari Aleksandër Foleta: Njerëzit e mi, babi jem m tha shife, ca të kanë nxjerrë në gazetë e në televizor. Çfarë thua mor?! Unë isha në punë, lashë punën e thashë do t’i bie mbrapa kësaj gjëje, se është një gjë, që unë s’kam kenë fare, kurrfarë një precedent penal, as kurrkund, as në Itali, as në Shqipëri, as kurrkund. Asht krejt gabim, asht krejt….unë s’kam lidhje fare. Kanë ngatërruar person totalisht. Unë jam shumë i rënduar nga kjo gjë e më ka prish shumë punë.

Sa vjeç je ti?

Qytetari Aleksandër Foleta: Unë jam 25 vjeç.

Gjendja civile?

Qytetari Aleksandër Foleta: Beqar, tani. Eh, s’kemi çfarë t’i bëjmë!

Çfarë kërkon?

Qytetari Aleksandër Foleta: Unë kërkoj, që t’i heqin fotot e mia, lajmin le ta lënë, se për mua nuk ka lidhje lajmi./tvklan

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com