Loading...

Drejtori i Përgjithshëm i P olicisë së Shtetit, Ardi Veliu paralajmëron: Nëse shqiptarët nuk ndalin pr otestat vendi do të shkojë drejt…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, paralajmëroi sot se nëse shqiptarët nuk ndalin protestat e nisura prej 6 ditësh, vendi do të shkojë drejt një mbylljeje më të thellë.

“Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pandemisë”, thotë k ryepolici Ardi Veliu në një komunikatë që shpërndau sot zyra e tij për shtyp.

Në njoftim pohohet se në kushtet e sensibilizimit të madh të shoqërisë pas tr agjedisë së djalit njëzetepesë vjeçar që humbi f atalisht jetën, nga dora e një ef ektivi po licie, Po licia e Shtetit e ka pasur të pamundur ta anashkalojë ndjeshmërinë popullore për të mos lejuar asnjë tu bim.

“Por tanimë kur drejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit të vr asjes dhe kur pro testat kanë deg raduar në organizime që kanë për qëllim c enimin e rendit publik dhe pronës publike, Po licia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë gr umbullim që bie ndesh me ko rnizën aktuale të masave shtrënguese.

Bëjmë apel të mbahen parasysh nga të gjithë, kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat shtrënguese për: -Ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferenca, t ubime, mbledhje partiake, ceremoni festive etj. Mbajtjen e detyruar të barrierave mbrojtëse (maska), në ambientet jashtë shtëpisë; -Ruajtjen e distancimit fizik gjatë veprimtarisë së përditshme; -Zbatimin e masave nga administrata publike dhe në automjetet e transportit publik; -Ndalimin e muzikës pas orës 20:00; -Ndalimin e aktivitetit të bareve, lokaleve, restoranteve e ‘fast food’ pas orës 22:00 deri në orën 06:00; -Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 22:00 deri në orën 06:00; -Zbatimin e protokolleve në institucionet arsimore, në të cilat vazhdon kryerja e mësimit; -Marrjen e masave administrative dhe atyre penale në rast të shkeljeve dhe mos-zbatimit të masave të veçanta në periudhën e pandemisë së COVID-19″.

Veliu më herët mbajti një fjalim të gjatë mbi l uftën ndaj dr ogës duke përmendur një sërë arritjesh sipas tij. Ai në asnjë moment nuk iu përgjigj thirrjeve të shumta për dorëheqjen e tij pas vr asjes nga vartësi Nevaldo H., të djalit 25 vjeçar Klodian Rasha. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com