Loading...

Dom Gjergj Meta: ‘Mjaft më me vr asje!Pendohuni! Kthehuni kah Zoti! Lërjani Zotit gjykimin’

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka reaguar pas vr asjes së Anton Kelit në Mirditë, që u ekz ekutua mbrëmjen e kaluar nga persona të paidentifikuar.

Në reagimin e tij, Dom Gjergj Meta bën thirrje që t’i thuhet mjaft vr asjeve dhe gjykimi t’i lihet vetëm Zotit.

“Mjaft më me vr asje. Qyteti jonë, Rrësheni, u p ërgjak sërish. Prapë një vr asje tjetër pa autor apo me autor në drejtim të paditur. Për fat të keq, na janë bërë të shumta drejtimet e paditura, në një sistem drejtësie ende larg atij të një vendi normal europian. Janë të tepërta këto pesha që po i ngarkohen shpesh qytetit tonë të vogël, këto kohët e fundit, – lexohet në mesazhin e tij. – Kushdo që merr jetën e një njeriu, ta dijë se një ditë do të japë llogari. Mund t’i fshihet drejtësisë së njerëzve, mund të humbasë gjurmët, por nuk i fshihet dot gjykimit të Zotit e as gjykimit të ndërgjegjes së vet”.

Dom Gjergj Meta vijon me mesazhin e tij: “Nuk kam fjalë tjetër për ata që kanë gisht në këto punë përveçse: Pendohuni! Kthehuni kah Zoti! Lërjani Zotit gjykimin. Do të vijë një ditë gjykimi i Zotit, në këtë botë e në tjetrën. Nuk do t’i shpëtojë dot askush atij gjykimi. Sa jeni gjallë keni kohë të silleni kah e mira, kah falja dhe paqja. Lum ata që duan paqen dhe urr ejnë të keqen, sepse do të quhen bijtë e Hyjit. Mjaft më me vr asje! Mjaft”, përfundon Dom Gjergj Meta.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com