Me rastin e 18 dhjetorit, Dita Ndërkombëtare të Em igrantëve, Kryeministri Rama ka postuar në Facebook një video, dhe ka shkruar se shqiptarët jashtë vendit i kanë dhënë gjithçka Shqipërisë dhe kanë ngritur lart emrin e këtij vendit.
“Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës pa triotikë të atyre që nga jashtë Shqipërisë i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës, pa harruar kurrsesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sa krifica rrisin fëmijët e tyre në em igracion, e ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri”, shkruan Rama, mbi videon e postuar ku janë fotot e shqiptarëve më të famshëm në të gjithë botën dhe me zë një fjalim i famshëm i Fan Nolit.