Loading...

Detaje/ Cfarë dimë për k ufomat që dyshohen se janë të ciftit shqiptar

Misteri i ku fomave, që dyshohet se janë të një çifti shqiptar, të copëtuara dhe të gjetura në disa valixhe në tokë midis burgut të Firences dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno në Itali, duket se ka marrë një pikë kthese.

Një tatuazh duket se shton dyshimet se vi ktimat janë të dy shqiptarëve, të cilët u zh dukën në atë zonë në vitin 2015. Megjithatë, do të nevojitet një test i ADN-së, por ka shumë të dhëna që çojnë tek Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeçe, burri dhe gruaja që erdhën në Itali për të takuar fëmijët e tyre, ku djali në atë periudhë ndodhej në b urg në Sollicciano. Dhe midis hipotezave të kr imit është pikërisht edhe “mesazhi” mis terioz i ardhur në adresë të vajzës së tyre.

Tatuazhi në krah – Hetuesit janë ende të kujdesshëm dhe nuk e kanë konfirmuar identitetin e vi ktimave. Por në një krah të gjetur në njërën prej valixheve, ka një tatuazh në formë spirance nën emrin e qytetit shqiptar “Valona” (Vlorë) dhe një shkrim tjetër, “SHP”. Kjo e fundit mund t’i referohet saktësisht inicialeve të emrit dhe mbiemrit të Shpëtimit Pashos.

Të ma sakruar për vd ekje, ndoshta një mesazh? – Ajo që duket e sigurt, sipas vlerësimeve të para të hetuesve, është se vi ktimat kanë përjetuar një vd ekje të dh unshme. Ata janë vr arë duke u shke lmuar, gru shtuar dhe madje mb ytur. Pastaj janë co pëtuar dhe hedhur në tokat bujqësore pranë bu rgut të Solliccianos. Dhe këtu vjen një nga kthesat e hetimeve. Ndoshta ka qenë një mesazh! Në atë b urg, pikërisht në kohën kur çifti shqiptar u zh duk, djali i tyre u arre stua me ak uzën e posedimit të 6 kilogramëve marijuanë.

K ufomat të mbështjella – Mbetjet e gjetura janë mbështjellë, me copa najloni dhe shirit ngjitës, ndoshta për të ngadalësuar dek ompozimin e tyre. Ku fomat janë prerë me mjete të mp rehta dhe janë vendosur në një valixhe pak pas vd ekjes, pastaj, pavarësisht nga vendndodhja e gjetjeve, dhjetëra metra larg nga njëri-tjetri përgjatë autostradës Firence-Piza-Livorno, valixhet janë hedhur nga një makinë që lëvizte ngadalë përgjatë autostradës. Në dy, nga tre valixhet, paketimi i ku fomave ka qenë i njëjtë.

Të gjitha ishin të mbuluara me inerte, por disa madje kishin zënë rrënjë dhe kjo çon në dyshimin se ata kishin qenë atje për shumë kohë. Por ndoshta jo për më shumë se dy vjet, sepse pronari i fushës do të tregonte se dy vjet më parë zona ishte pastruar me një p rerës-furçash. Sidoqoftë, nuk përjashtohet që vd ekja e tyre të datojë më herët.

Dh unë ba rbare ndaj gruas – Për shkaqet e vd ekjes, autopsia ndaj burrit, e kryer të shtunën e kaluar, çoi në rezultatin se ai është prerë në fyt me një mjet të mprehtë. Për gruan, autopsia e mbetjeve, zbuloi se ajo është rr ahur ba rbarisht. Në veçanti, nga sa është mësuar, ajo ka go ditje të shumta në fytyrë dhe kokë, thy erje të kockave dhe të br injëve.

Flet vajza e çiftit – Vajza e çiftit, e cila jeton në Castelfiorentino (Firence) dhe që në atë kohë kishte kontaktuar me disa dëshmitarë për zh dukjen e prindërve të saj, shpjegon për mediat italiane: “Unë fola me ka rabinierët dhe po pres përgjigje nga ata për të shkuar të bëj testin e ADN-së. Unë nuk dua të flas derisa e vërteta të konfirmohet nga po licia. Ne kërkojmë qetësi, sepse as nuk e dimë nëse trupat e gjetur janë të tyre ose jo”, – deklaroi Dorina Pasho. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com