Pas videos së postuar ditë më parë duke u larë në rrjedhën me ujë të ftohtë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka sfiduar edhe ngricat në bjeshkët e Istogut, duke u zhytur në akullin që ka mbuluar liqenin në Bjeshkët e Moknës së Istogut.
Deputeti Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi ku shihet bashkë me një grup shokësh në bjeshkët e Moknës së Istogut duke u zhytur në ujin nën akull.
“Mokna Extreme sports”, ka shkruar Berisha, duke postuar disa foto në Facebook, shkruan Telegrafi. Ditë më parë ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën shihet me disa persona tjerë duke u larë në ujë të ftohtë ku temperaturat kanë qenë nën zero gradë.