Copëza meteori kanë rënë në Tokë.
Ato janë regjistruar rreth orës mesditën e së Premtes, 18 Dhjetor, në zonën më të madhe të Xanthi, në Greqi.
Një çift ndodhej afër vendit ku ranë copëzat hapësinore, ndërsa ishin për një shëtitje kur panë që diçka po binte. Ata menjëherë vrapuan drejt vendngjarjes për të parë se çfarë ishte.
Mediat greke raportojnë se gruaja dhe burri u afruan, kur panë gurët, që ishte e qartë se ata nuk i përkisnin mjedisit specifik.
“Gruaja ime dhe unë po ecnim në një vend dhe ajo pa se po binin disa gurë”.
“Shkuam atje dhe pamë dy gurë të ndryshëm nga pjesa tjetër e mjedisit”, tha dëshmitari. “Ishin të çuditshëm dhe ngjanin si të djegur”, – tha burri grek.
Në fund, ai shtoi se rënia e meteoritëve kishte krijuar një krater të vogël të thellë rreth 30-40 cm.
Në hapësirën tonë futen me qindra meteorë në ditë, por shumica prej tyre digjen pa rënë në tokë. Vetëm ato që janë më të mëdhenj i rezistojnë djegjes, dhe ka raste që bien në tokë në përmasa të ndryshme, duke e humbur ndjeshëm madhësinë që kanë pasur kur ranë në kontakt me atmosferën.
Në rastin e fundit, do të jenë autoritetet ato që do të konfirmojnë nëse janë apo jo meteorë./NOA.al