Loading...

Bota e futbollit humb një tjetër kampion, heroi i Kupës së Botës 1982

Bota e futbollit humb një tjetër kampion: Paolo Rossi, heroi i Kupës së Botës 1982, v diq pas një sëmundjeje nga kanceri i mushkërive në moshën 64-vjeçare.

“Pablito” udhëhoqi ekipin kombëtar italian të Bearzot drejt fitores, duke u bërë shënuesi më i mirë i Botërorit të atij viti, duke shënuar gjithashtu një “hat-trik” historik ndaj Brazilit.

Ish sulmuesi i Milanit dhe Juventusit, një nga kampionët më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, gjithashtu fitoi “Topin e Artë” në ’82.

Paolo Rossi ka lindur në Prato, 64 vjet më parë dhe kishte luajtur me fanellat e Juventusit, Vicenza, Como, Perugia, Milan, Verona.

Ndeshjen më të rëndësishme, Paolo Rossi e luajti në Barcelonë në Kupën e Botës në Spanjë, duke shënuar tre gola kundër Brazilit, në ndeshjen vendimtare për të hyrë në gjysmëfinale.

Rossi më pas shënoi dy gola ndaj Polonisë dhe një ndaj Gjermanisnë në finalen e madhe në stadiumin “Bernabeu” në Madrid.

Paolo Rossi, së bashku me Baggion dhe Vierin, mban rekordin për golat “axurrë” në Kupën e Botës, me 9 të tillë.

Me Juven, ai fitoi dy tituj kampionë, një Kupë Kupash, një Super Kupë Uefa dhe një Kupë të Kampionëve, ndërsa me Vicenzan një kampionat në Serinë B.

Pas karrierës së tij si futbollist, Rossi punoi gjerësisht për Mediaset dhe Rai si kolumnist. Ai lë gruan e tij, Federica dhe tre fëmijët: Sofia Elena, Maria Vittoria dhe Alessandro. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com