Loading...

Bledi Çuçi ministër i Brendshëm?/ Reagon Presidenti

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas propozimit të Kryeministrit Rama për të vendosur Bledi Çuçi si ministër të Brendshëm.

Në konferencë me Presidentet në detyrë të Kosovës, Meta u shpreh se më parë duhet të njihet zyrtarisht me propozimin, dhe se përgjigjia e tij do jetë në kohën më të shpejtë të mundshme.

“Nuk do të dëshiroja të përgjigjesha për tema të brendshme. Jam njohur nga mediat për disa propozime, si President do duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigjja do jetë më e shpejta e mundshmja sa i përket kohës”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Më herët, Rama bëri me dije se do ta dërgojë emrin e Çuçit për dekret tek Presidenti për të zëvendësuar ministrin e dorëhequr, Sandër Lleshaj. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com