Ish-kryeministri Sali Berisha tha në Euronews Albania se v rasja e të riut Klodian Rasha do të thotë pasiguri për këdo.
Berisha u shpreh se situata në protestën e nisur mund të degradojë më tej, pasi sipas tij, me fjalimin e mbajtur pak më parë kryeministri në vend të qetësonte situatën e nxiti më tej atë.
Sipas ish-kryeministrit vrasja e të riut është krim shtetëror, ndaj kryeministri Edi Rama shkoi në shtëpinë e të ndjerit si hasëm, edhe pse shqiptarët në mort presin edhe armikut.
“Shtetin e dh unës e solli Edi Rama. Vr asja e ndodhur është simbol i degradimit të kësaj n arkopolicie. Mesazhi për protestuesit është që arkitekti i shtetit të dhunës është Edi Rama, Lleshaj ishte vetëm një njeri pa vlerë e pa dinjitet. Të mobilizohemi ta zgjidhim me zgjedhje këtë punë.
Ju them protestuesve të mobilizohen për të shporrur Edi Ramën, të nxjerrësh pol icinë para gazetarëve dhe artistëve, kjo është kulturë e bandës jo e shtetit. Situata do të përkeqësohet, ai sot ishte kërcënues, ishte i mbushur, ndaj dihaste.
Çfarë e pengoi të mos reagonte 72 orë, mund të bënte 10 mesazhe nga Nju Jorku. Ai shkoi si hasëm në shtëpinë e Klodianit, jo si mik, por në m ort shqiptari pret edhe ha smin. Unë dhe PD jemi jashtë proteste. Vr asja e Klodian Rashës është pasiguri për çdo njeri”, tha ish-kryeministri.