Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka su lmuar kryeministrin Rama, duke e akuzuar se ka i gënjyer shqiptarët se shkoi në SHBA për të siguruar vaksinën anti-Covid.
Duke u përqendruar te vrasja e të riut Klodian Rasha, kryedemokrati tha se Rama bridhte rrugëve të Nju Jorkut, në vend që të ng ushëllonte familjen e 25-vjeçarit që u v ra nga p olicia.
“Tre ditë rrugëve të Nju Jorkut, rrugëve më luksoze të atij qyteti, nuk gjeti kohë të ng ushëllonte familjen Rasha dhe tani kthehet të fajësojë opozitën për shtetin që ai ka ndërtuar me ar rogancë, paligjshmëri për çdo qytetar, harroni pastaj avancimin për integrimin”.
Basha theksoi se shefi i qeverisë, e shiti ish-ministrin e Brendshëm Sandër LLeshaj vetëm për të qëndruar në pushtet.
” Tre ditë heshti, sepse besoi se do e ma nipulnte këtë ngjarje. Komunikatat e po licisë nuk dalin asnjëherë pa firmën e drejtorit të po licisë dhe do vazhdonte të mos fliste, deri sa zemërata qytetare i erdhi te zyra dhe aty doli sipër, si ai njeriu që është gati të shesë këdo për të mbajtur pushtetin e tij, prandaj e shiti Sandër Lleshajn, jo sepse iu dhmbs ajo që ndodhi, por për lëkurën e tij”.
Sipas Bashës, largimi i Ramës nga pushteti është zgjidhja e vetme që kanë shqiptarët për t’i dhënë fund padrejtësisë dhe premtimeve të pambajtura prej 7 vitesh. /noa.al/