Loading...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Oketa flet me bindje: ‘Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit…’

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Oketa ka folur për taktikën që opozita do të përdorë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas tij procesi ardhshëm zgjedhor do të mbyllë dhe karrierën politike të kryeministrit aktual dhe pavarësisht çdo përpjekje të tij për të manipuluar rezultatin diferenca do të jetë e thellë dhe nuk do t’ia arrijë.
“Vota më 25 prill do të jetë në favor të opozitës jo vetëm se ka një frymë anti-Rama, por gjykoj se do të jetë një votë pro opozitës. Z. Rama gjykoj se po shkon drejt mbylljes së ciklit politik, tashmë edhe batutat nuk i ngjisin më, pavarësisht se shtyu 8 vite në qeverisje me shaka dhe pa prodhuar asgjë për qytetarët shqiptar.

Por, më shumë se sa kjo besoj se do të jetë një votë pro opozitës. Do të jetë një votë që do t’i tejkalojë numrat e opozitës së bashkuar pasi edhe ajo pjesa gri do të votojë pro opozitës. Kjo do të bëjë të mundur që pavarësisht përpjekjeve të Ramës për manipulime, ndryshimi i rezultatit do të jetë e pamundur pasi diferenca në vota do të jetë e përmasave të tilla që përmbysja do të ishte e pamundur”, tha Oketa për Euro News.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com