Loading...

Andi Bushati: ‘Edi Rama ka menduar se është e mundshme të blejë edhe një prind, që sapo i kanë vr arë të birin’

NGA ANDI BUSHATI

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat ko ruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën ministër, Edi Rama ka menduar se është e mundshme të blejë edhe një prind, që sapo i kanë vr arë të birin.

Vendimi i qeverisë që i lidhte pension të përjetshëm Qazim Rashës, për vrasjen ‘aksidentale” të Klodianit, është një njollë turpi e ngjashme vetëm me ato pagesat live të familjarëve që kishin humbur jetën në Gërdec.

Sk andali i tij nuk ka të bëjë thjeshtë me përcaktimin e shkakut të vr asjes në dokumentin e prodhuar nga qeveria (në linkun poshtë i futur në katror), i cili ngjalli aq shumë mëri tek qytetarët dhe ze mërim tek familja e vi ktimës.

Kr imi i tij ka të bëjë me tentativën për të ko ruptuar edhe dhi mbjen. Sepse VKM e nënshkruar nga vetë Edi Rama, është një akt fi kacak propagande që mëton të qetësojë re voltën që u ndez kundër tij

Le ta shohim me qetësi se përse vendimi i qeverisë nuk ka të bëjë, as me ndonjë pendim, as me ndonjë ndjesë ndaj kujtimit të vi ktimës.

Argumentat i ka dhënë vetë kryeministri gjatë një konference shtypi këtë të martë. I vënë nën presion nga pyetjet e gazetarëve se përse e kishte paragjykuar vr asjen si “ak sident”, pa folur më parë drejtësia, Rama u ngatërrua me këmbët e veta. Pra duke u përpjekur të shpëtonte ai u zhyt edhe më në ku rth.

Ai nxitoi të argumentonte se përcaktimi i llojit të vd ekjes si “a ksidental” nuk është mbivendosje mbi punën e pr okurorisë dhe gjy katave. Ai shkoi më tej duke përmendur se ajo nuk ishte një vd ekje me rikoshetë, pasi në këtë rast, familja e vi ktimës nuk do të kishte marë shpërblim.

Pra, ai e vuri veten pikërisht në rolin e atij që qëndron mbi drejtësinë.

Në këtë rast një profesionist do të pyetse: Ku e di Edi Rama se vr asja nuk ka ndodhur si pasojë e një pl umbi rikoshetë, pa pasur ende një akuzë përfundimtare nga pr okuroria dhe mbi të gjitha pa vendosur gj ykata? Hipoteza mund të bëhet edhe më ek streme: kush ia vulosi atij se vi ktima nuk e ka kër cënuar po licin me ar më, ashtu sikurse thanë në fillim drejtuesit e uniformave blu dhe mediat e re gjimit?

Por përpos këtyre rasteve kur shpërblimi i dhënë do të qe i pajustifikueshëm

Mund të kapërcehet krejtësisht në kahun tjetër të hipotezave: nga e ka ai sigurinë se po lici Nevaldo Hajdëraj nuk njihej me vi ktimën dhe nuk ka qëlluar mbi të për ha kmarrje? Kush i tha atij se vr asja nuk qe me dashje?

Pra shkurt pse merr vendim kryeministri për një ngjarje për të cilën nuk ka as njohuri, as kompetenca dhe për të cilën duhet ta japi verdiktin një pushtet tjetër?

Natyrisht, ne të gjithë mendojmë se i dimë faktet dhe rethanat e këtij kr imi ma kabër. Si qytetar edhe Edi Rama mund të ketë të njëjtën ndjesi. Po si kryeministër atij nuk i lejohet të ndërmarrë vendime pa i pasur ato të provuara dhe të paçertifikuara.

Në kushte normale, asnjë shef ek zekutivi, që ka respekt për shtetin ligjor, nuk mund të nënshkruante një VKM për shpërblimin e familjes së vi ktimës, pa një vendim të formës së prerë nga gjykata për përcaktimin e kësaj vr asjeje. Por, për Edi Ramën propaganda ka rëndësi para ligjit, prandaj ai ka firmosur një vendim qesharak, ku për familjen e Klodianit pagesa fillon nga 1 dhjetori, pra duke përfshirë edhe ditët që ai ishte ende gjallë.

Kjo në përkëmbje ndaj shtetit li gjor dhe të vërtetave, përcaktimi i të cilave nuk varet prej tij, është prova më e qartë se vendimi i fundit i qeverisë nuk ka të bëjë fare me një akt ndjese ndaj kujtimit të v iktimës dhe familjes së tij.

Ky pushtet është treguar dyfish ab uziv: edhe kur e vr au Klodian Rashën, por edhe kur kërkoi të blejë me para dhi mbjen që ai la pas.

Prandaj, nëse për kr imin e parë qeveria mëton të mbrohet pas justifikimt të “ak sidentit”, për të dytin, ajo nuk ka se ç’të thotë, sepse ko rruptimi i njerëzve është në ADN e saj. Por, ama këtë herë u kalua çdo limit, pasi u tentua të blehej kujtimi i dikujt që fatkeqësisht nuk i përket më botës sonë. /lapsi

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com