Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka mohuar që Partia Demokratike apo institucioni që ajo drejton të ketë organizuar pr otestën e djeshme në nder të Klodian Rashës, por që precipitoi në akte dh une.
Ademi është pr oceduar penalisht nga po licia si organizatore e pr otestës, por ajo nuk e pranon një gjë të tillë.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, ka thënë se ka njoftuar po licinë në momentin e nisjes së dh unës, por reagimi i tyre sipas saj ka qenë i vonuar.
“Populli do të reagojë sa herë t’i bëhet një p adrejtësi. Kam lëvizur me qytetarët nga Posta, tek Sheshi “2 Prilli”. Kam dyshimet e mia për atë që ka ndodhur dje, pse nuk reagoi po licia? Do kërkoj deri në fund h etim. Ka një komunikim zyrtar të pasdiskutuar. Në asnjë rast nuk vepron ndryshe, veçse duke respektuar ligjin. Unë do t’ju bëjë me dije edhe kamerat. Policia i ka dhe janë dëshmi për mosveprim. Nuk duhet të guxojë askush që të marrin qasje politike. Skenar i mirëmenduar? Kam marrë në telefon po licinë, e kam të regjistruar. Unë jam qytetarja e parë e Shkodrës, marr pjesë në çdo tu bim që gjykoj se është e drejtë”, – tha Ademi.
Ademi këmbënguli se ka fakte që dëshmojnë se ajo ka njoftuar në kohë Po licinë e Shkodrës për atë që po ndodhte.
“Fakti që nuk ka ndërhyrë shteti, sot është një ha kmarrje ndaj kryetarit të bashkisë, nuk më tremb, se ka ndodhur edhe më parë, por unë do kërkoj t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje. Partia Demokratike dhe unë nuk e ka organizuar apo udhëhequr këtë pr otestë. Ne kemi qenë gjithnjë korrekt. Mos reagimi është i padenjë. Kam de noncuar e para, thirrjet telefonike janë regjistruara”, – u shpreh ajo. /noa.al/