Zyra e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është pu shtuar paraditen e sotme nga vajza të bukura, pjesëmarrëse të “Miss Globe”.
Regjisori Petro Bozo, para eventit që mbahet çdo vit në Shqipëri, i ka dërguar vajzat në zyrën e kryebashkiakut, i cili nuk e ka fshehur aspak entuziasmin nga prania e tyre.
“Kënaqësi të bisedoja me vajzat e ‘Miss Globe’, për Tiranën evropiane, që u kishte lënë kaq shumë mbresa për mikpritjen e ngrohtë dhe gjallërinë”, – u shpreh Erion Veliaj.
“Jeni të mirëpritura si në shtëpinë tuaj!”, tha Veliaj.
Veliaj sqaroi se janë respektuar rregullat anti-Covid, sidoemos nga foto shihej të mbahej “distancimi social”, teksa ai vetë tha se “maskat i hoqëm vetëm për foto”.
/NOA.al