Zyra e Koço Devoles në redaksinë e Top Channel është bosh. Por prezenca e tij është e gjallë me sendet personale. Skaleta e Monitorimeve të datës 15 dhe 16 tetor, para se ai të shkonte në spital për të mos u kthyer kurrë. Syzet e tij, stilolapsi apo këmishat janë aty. Kolegët më tregojnë rutinën e asaj dite. Piu kafe të shoqëruar gjithmonë me cigaren e pandashme. La me detaje porositë për ditën e nesërme. Pasi ishte ndjerë keq mendonte të shkonte në spital për një vizitë, dhe të kthehej sërisht, por skenari këtë herë i doli jashtë parashikimit.
Koço Devole u diagnostikua me COVID 19, dhe virusi tinzar i mori jetën.
Nuk harronte të komunikonte pothuajse çdo ditë në telefon me redaksinë, gatë kohës kur ishte i izoluar në infektiv. Në telefonatat e tij dëgjoheshin pulsi dhe makineria e oksigjenit. Kolegët kujtojnë t’ju ketë thënë që pavarësisht se mjekët e inkurajonin ai në të vërtetë nuk ndihej mirë.
Cfrë është ky dreq virusi që po më mundon kështu, përsëriste. Ndërkohë që deri në momentin e fundit, spitalin e refuzoi psikologjikisht dhe ka kërkuar me këmbëngulje të dalë prej atje
Koço Devole do të përcillet për në banesën e fundit nesër, më 10 nëntor./Top Channel/