Loading...

Ve tëvrasjet në spitalet Covid/ Rama: Po ndodhin në të gjithë botën

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, kryeministri Rama foli për situatën e Covid dhe ve tëvrasjet në spitalet Covid që kanë tronditur vendin

Ai tha se kjo nuk ndodh për shkak të mungesës së kushteve në spitalet Covid por ka të bëjë vetëm me virusin.

Kreu i qeverisë shtoi se në spitale nuk mungon asgjë dhe se po bëhet gjithçka për shpëtimin e pacientëve.

“Numrat po rriten kudo, po vjedh kancelarja gjermane? Po vjedh qeveria franceze? Kryeministri anglez? Është një absurd që nuk vjen nga padituria, po nga qëllimi ogurzi për të mbjellë dëshpërim dhe për të armiqësuar njerëzit me qeverinë. Shumë e dukshme, shumë vulgare, e dënueshme si strategji politike për të marrë një pushtet, që nuk kanë shans ta marrin. Lavdi Zotit, ky virus nuk na gjeti me qeverinë e tyre, se s’kishim asgjë, – u shpreh Rama. – Nuk i gjeti pavijonet pa çarçafe e batanije, nuk i gjeti të sëmurët pa aspirina. Nxjerrin lloj lloj sharlatanësh që flasin për gjëra pa lidhje. Si ngrihet teza këtu se njerëzit vriten për shkak të kushteve në spitale. Ju bini në kurth se nuk merrni përsipër të bëni një kërkim shumë të thjeshtë, për të parë që shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar nga ekspertët botërisht, që një nga pasojat e futjes së këtij virusi në trupin e njeriut, është nxitja për të vrarë veten”.

Sipas shefit të qeverisë, “në Itali, 71 persona janë vetëvrarë, në Francë është rritur numri i vetëvrasjeve që lidhen me Covid-in, dhe ka qenë nëpër lajme. 4 persona në Gjermani, në Arabi, Britani, si pasojë e ankthit dhe frikës së infektimit nga Covid. Mjekë e infermierë kanë vrarë veten në spital, në vendin e tyre të punës”, – theksoi ai. /NOA.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com