Loading...

Vaksina Anti-Covid/ Kur do ta nisë Italia’o peracionin’ në popullatë

Pas njoftimit të kompanisë farmaceutike “Pfizer” mbi efikasitetin e vaksinës së koronavirusit, shpresat për fundin e pandemisë duken më realiste.

Përveç prodhimit, megjithatë, ka shumë probleme me të cilat do të duhet të përballen vendet individuale: numri i dozave, transporti, shpërndarja, administrimi dhe magazinimi. Për këtë arsye, Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, ka lëvizur tashmë për të shmangur të qenit i papërgatitur në të ardhmen.

Sipas asaj që zbulon e përditshmja italiane “Repubblica”, më 29 tetor është rënë dakord mes ministrit italian të Shëndetësisë Roberto Speranza dhe përfaqësues të lartë të Pfizer, i cili dje njoftoi dje zbulimin e vaksinës, efektiviteti i së cilës kundër Covid është 90%, për të siguruar sasinë e parë të virusit.

Parashikimi është që Agjencia Evropiane mund të shqyrtojë fazën e fundit të provës dhe të miratojë ilaçin midis fundit të dhjetorit dhe gjysmës së parë të janarit.

Duke nisur nga 20 janari 2021 qeveria do të fillojë me kryerjen e saj fillimisht te bluzat e bardha. Speranza, së bashku me ministrin gjerman të shëndetësisë, synon të mbyllë paktin e shpërndarjes mes vendeve anëtare të BE deri të premten.

Italia pritet të marrë 13.5% të totalit të këstit të parë., çka do të thotë 3.4 milionë doza. Kjo do të thotë të ofrosh mbulim afërsisht për 1.7 milion njerëz (pasi një vaksinë ka dy doza).

Bashkimi i firmave amerikane e gjermane Pfizer dhe BioNTech njoftuan dje se vaksina që po testohet prej tyre rezultoi 90 për qind efikase, shumë më mirë sesa pritej nga shumica e ekspertëve.

Për sa i përket problemeve logjistike, pra transporti dhe administrimi, mendohet që t’i besohen disa detyra ushtrisë, e cila gjithashtu mund të ngrejë struktura të veçanta, në mënyrë që të lehtësojë spitalet dhe klinikat nga barra. /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com