Loading...

Vajza shqiptare, që u përball mbrëmjen e djeshme me t erroristët në Vjenë

Vjena u trondit mbrëmjen e djeshme nga një sulm i dyshuar terrorist.

Si pasojë e sulmit humbën jetën 5 persona dhe mbetën të plagosur 17 të tjerë.

U përfol se terroristi kishte lindur në Austri dhe ishte me bindje ekstremiste islamike. Sipas mediave të huaja ai ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Gjithashtu është raportuar se mes policëve që rrezikuan jetën, duke u përballur me 20-vjeçarin islamik, ishin edhe 3 shqiptarë nga Kosova.

Megjithatë, dihet harmonia fetare në Shqipëri, aq më tepër Austria njihet si një popull mik dhe vendi më proshqiptar në Europë, kështu që terroristi nuk ka asnjë lidhje me kombin tonë.

Këtë e provon edhe akti i një vajze, policie në Austri, e cila është mbesa e ambasadorit të Kosovës, në Austri.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë u përballën me terroristët.

-“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, – ka shkruar ambasadori i Kosovës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com