Vajza që përloti Kuvendin me historinë e saj, Rigerta Loku ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Ajo nuk e ka bërë të ditur akoma nëse do të përfshihet në ndonjë parti politike, apo do të kandidojë si e pavarur.
“Pas shumë ftesash e kërkesash të njerëzve të mirë, dua të ndaj me ju vendimin për tu angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Është e vështirë, por ndjej përgjegjësinë për të qënë një zë i lirë. Mos harroni për asnjë moment se jeni JU motivi dhe forca ime! Me konsideratë, Gerta”, shkruan në rrjetet sociale Rigerta Loku.
Rigerta është vajza që u kthye në Shqipëri me një diplomë të “La Sapienza-s”, pasi kishte studiuar për Shkenca Politike, por duke mos gjetur asnjë mundësi tjetër në Shqipëri, vendosi të hapte një fermë në vendlindjen e saj, Mirditë!
Ajo tha në një intervistë për mediat se e dërgoi CV-në në disa institucione të pushtetit vendor në Rrubik dhe në Rrëshen, por iu kthye mbrapsht pa asnjë shpjegim. Ëndrrat e saj për të bërë një ndryshim në vendlindje u thyen në mes.
Para ofertës për t’u rreshtuar politikisht, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj, Leonard Tusha zgjodhën rrugën më të vështirë. Me paratë e kursyera në Itali, ata vendosën të ndërtojnë fermën e tyre larg qytetit dhe politikës dhe gjashtë vite më pas, janë krenarë që ia kanë dalë.
Më psohtë fjalimi i saj në parlament që bëri bujë disa vite më parë: