Loading...

Urimi i veçantë nga Dubai për 28 Nëntorin, vishet kuq e zi ndërtesa më e lartë në botë

Një urim i veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët në 108-vjetorin e Pavarësisë ka ardhur nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon nga ky moment i veçantë.

Siç shihet në videon e postuar, ky urim është shoqëruar edhe me himnin shqiptar ndërsa flamuri kuqezi ka dominuar Dubain për disa minuta.

Burj Khalifa është struktura më e lartë në votë. Ajo filloi të ndërtohej në vitin 2004. Lartësia e Burj Khalifa është 828 m. Dubai karakterizohet si qyteti i vetëm në botë që u zhvillua për një periudhë shumë të shpejtë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com