Loading...

Sot 108 vjet më parë në Vlorë u shpall Pavarësia e Shtetit Shqiptar!

Sot 108 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me delegatët nga Gjakova, Plava, Gucia, nga Peja, Ohri dhe Struga, nga Tetova, Çamëria, nga Mitrovica dhe sipas disa të dhënave, në këtë Kuvend kishte delegatë dhe nga pakicat kombëtare, që jetonin në trojet shqiptare, proklamoi Pavarësinë e tokave Shqiptare, që deri në atë datë ishin nën pushtimin e Perandorisë Otomane dhe u ngrit flamuri Kombëtar Shqiptar.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit. Pjesëmarrja e delegatëve nga mbarë trojet shqiptare në Kuvendin Historik të vitit 1912, e saktësoi zyrtarisht vazhdimësinë e Flamurit Kombëtar Shqiptar, ashtu siç ishte pranuar po ky flamur, në Kuvendin e Lezhës me 2 mars 1444, me vendimin që mori për krijimin e Lidhjes Shqiptare të Lezhës me kryekapedan Skënderbeun dhe me flamur prijës të ushtrisë arbërore, flamurin e derës së Kastriotëve.
Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dal nga Kuvendi i Vlorës. U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj. Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914. Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Por solidarizimi dhe mbështetja e mbarë popullit shqiptar është e shfaqur hapur, duke treguar se shpallja e pavarësisë ishte aspiratë dhe vepër e mbarë shqiptarëve. Konka e ngjarjeve në njohjen dhe mbështetjen e Qeverisë së Vlorës është e pasqyruar në dokumente e kronika të kohës. Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli.
Qeveria 3 Vlorës:
Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Dom Nikoll Kacërri, Zv.Kryeministër

Mufid Bej Libohova, Ministër për Punët e Brendshme

Abdi bej Toptani, Ministër për Financat

Mehmet Pashë Deralla, Ministër për Luftën (Mbrojtjen)

Petro Poga, Ministër për Drejtësinë

Luigj Gurakuqi, Ministër për Arsimin

Mit’hat bej Frashëri, Ministër për Punët Botore

Pandeli Cale, Ministër për Bujqësinë

Lef Nosi, Ministër i Post-Telegrafit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com