Vijon të rëndohet bilanci i të vd ekurve nga tërmeti i së premtes në rajonin e Egjeut të Turqisë.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, përmes Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave numri i të vd ekurve ka shkuar në 69. Mes vik tima është raportuar edhe për 3 shtetas shqiptarë nga Kosova.
Që nga ora 7 e pasdites me kohën lokale (16:00 orën tonë) të dielën, rreth 987 pas tronditje, me 43 prej tyre me madhësi 4 ballë kanë goditur zonën që nga ajo kohë. Ndërkohë 949 njerëz janë pla gosur, ndërsa 729 prej tyre janë larguar nga spitalet, 220 njerëz ende nën trajtim.
Qendrat e akomodimit të përkohshëm u krijuan për të përmbushur nevojën urgjente për strehim në Izmir, me 3,545 çadra, 57 çadra për qëllime të përgjithshme, 24,382 batanije, 13,280 shtretër, 5,500 grupe gjumi, 2,657 grupe kuzhine dhe 4 dushe e kontejnerë tualeti të dërguar në zone.
Deri më tani, 1,040 çadra janë instaluar, me 1,430 më shumë aktualisht në fazën e instalimit.