Loading...

Shqipëria në vazon e 4-t për shortin e kualifikueseve të Botërorit ‘Katar 2022’

Pas suksesit ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria ka arritur të fitojë 3 vende në renditjen e re të FIFA-s për muajin nëntor, spse pozicionohet e 66-ta me 1360 pikë.

Por pavarsisht kësaj, ka mbetur në vazon e 4-t për shortin e kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”, që do të hidhet në 7 dhjetor në Zyrih.

Kosova ndërkohë pozicionohet e 117-ta në renditjen e FIFA-s, duke mos ndryshuar asnjë pozicion dhe do të jetë sërish në vazon e 5-të. Belgjika vazhdon të kryesojë renditjen e FIFA-s dhe është në vazon e parë. Kështu, kombëtarja kuqezi do të ketë në grup 3 përfaqësuese të forta.

Me Belgjikën në një vazo, janë edhe Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda. Referuar renditjes së FIFA-s, 45 anëtarët e tjerë të UEFA-s ndahen në vazo si më poshtë:

VAZO 1: Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania

VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda

VAZO 4: Bosnjë Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu

VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra

VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino

Në shortin e eliminatoreve të “Katar 2022” për zonën europiane që do të hidhet më 7 dhjetor në Zyrih, 5 grupe do të jenë me nga 6 skuadra dhe 5 grupe të tjera me nga 5 skuadra. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com