Një ngjarje e tr ishtë vjen nga Kosova, ku një vajzë ka ndërruar jetë në moshë fare të re për shkak të leuçemisë.
Valentina Ibrahimi, 24-vjeçe nga Ferizaj, ishte diagnostifikuar me leuçemi.
Ajo nuk mundi ta përballojë sëmundjen dhe ndërroi jetë sot, në njërin nga spitalet e Turqisë ku ishte duke marrë trajtimin mjekësor. Për shërimin e saj u deshën reth 300 mijë euro, ku Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro, kurse për mbledhjen e mjeteve tjera financiare u angazhuan shumë qytetarë, ndër ta edhe këngëtari Labinot Tahiri./noa.al/