Loading...

Rrëzohet helokopteri, po transportonte një zemër për transplant

Një helikopter me tre persona në bord është rrëzuar në tarracën e një spitali në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara.

Mësohet se helikopteri po transportonte një zemër për transplant.

Për fat të mirë të tre personat në bordin e helikopterit shpëtuan pa lëndime serioze, me gjithë rrëzimin e tmerrshëm të çatisë.

Edhe organi jetësor u arrit të shpëtohej dhe transplanti u krye me sukses.

Zyrtarët e spitalit thanë se askush brenda ose rreth objektit nuk u lëndua. Kalimtarët jashtë vrapuan për të shmangur goditjet nga mbeturinat. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com