Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë është i martuar prej 5 vitesh, për herë të dytë.
Nga martesa e dytë kanë ardhur në jetë 2 fëmijë, njëri 2 vjeç dhe tjetri 4 vjeç. Martesa e tij është bërë me shkuesi. Ai dhe bashkëshortja e tij Shkurta shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, por Halil Sinani thotë se ka raporte jo shumë të mira me babain e tij.
Halili ka treguar se në familje ka patur debate të shumta, ku sipas tij, i ati e ka dhunuar edhe atë, edhe nusen e tij si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht. Tashmë ata jetojnë prej 4 muajsh me qera.
Familja e tij e re ka marrë madje edhe urdhër m brojtje në gjykatë për dh unë në familje.
Ai rrëfeu në studion e “Historia ime” në Tv Klan historinë e tij, ku tha se nga Kukësi, – “kemi ardhur që në vitin 2001. Kam ardhur së bashku me familjen dhe unë isha në moshën 12 vjeç. Historia ime është shumë p rekëse dhe e gjatë sepse unë jam martuar dy herë dhe kjo është nusja e dytë që kam. U martova për herë të parë në 2010. Nga ajo martesë lindi djali pas një viti dhe problemi i ndarjes ishin prindërit”.
Me djalin e madh që ka nga martesa e parë ai thotë se ka disa kohë që nuk takohet.
“Unë jam ndarë në 2015 me gruan e parë. Djali ishte 3 vjeç. U ndamë në një mënyrë shumë t ragjike dhe u martova sërish me dakortësinë e babës”.
Për martesën e dytë me Shkurtën ai tha se u martua më 6 Korrik të 2015-ës.
“Atë ditë kur shkova të marr nusen Shkurtën tek shtëpia e prindërve të saj, unë kam patur një histori t ragjike si të ishte filmi Ertugrulit që e jep përditë në Tv Klan nga plaku im. Ka ardhur po licia sepse mua po më ndiqte me sëpatë”. Ai bëri edhe një krahasim me Ertogrul, në një serial televiziv.
“Nuk e di arsyen, kanë qenë xhaxhallarë, miq, njerëz të afërt dhe ata kanë këmbëngulur të lënë dasmën, por fatmirësisht burri i hallës sime dhe xhaxhai im këmbëngulën që unë të mos bëhem karagjos se nusja po priste. Plaku donte të më priste me sëpatë. Po licia ka ardhur, e kanë parë vendin e ngjarjes, ai u zh duk dhe nuk morën asnjë masë për të”, tha në rrëfimin e tij tr onditëse Halil Sinani.
Ai u shpreh se në familjen e prindërve ka dy motra, njëra është e sëmurë me të meta mendore dhe tjetra është e martuar në Kosovë. Halil Sinani ak uzoi të atin se ka ushtruar dh unë edhe ndaj tyre./NOA.al