Loading...

Reperi me famë botërore emërohet zyrtarisht drejtuesi kryesor i k anabisit

Reperi me famë botërore, por gjithashtu edhe sipërmarrës amerikan, Jay-Z, është emëruar së fundmi zyrtarisht drejtuesi kryesor i vizionit sesi duhet orientuar një kompani e re ka nabisi, që është futur fuqishëm në treg.

Ka nabisi është i ligjshëm në disa shtete të SHBA, përfshirë Kaliforninë, ku tani është bërë edhe biznes i madh.

Jay-Z do të drejtojë strategjinë e markës së TPCO dhe do të rekrutojë “artistë dhe emra të njohur” për të promovuar biznesin e ka nabisit.

Ai gjithashtu do të sensibilizojë qytetarët që të braktisin firmat e k anabisit që e shesin atë në të zezë, apo edhe kur lënga n arkotike shitet me pakicë në dorë, me qëllim për të “ndrequr gabimet” e bëra kur dr oga ishte e paligjshme.

Kompania tha që kjo strategji do të përfshinte “punën drejt ndryshimit domethënës në sistemin e drejtësisë penale” dhe premtoi se do të ndihmonte njerëzit e dënuar për vepra të lidhura me kanabis, për t’i trajnuar pse jo edhe për t’i punësuar në të ardhmen./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com