Loading...

Rama publikon masat e reja kufizuese anti-Covid

Një ditë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se vendi nga e mërkura do të futët në izolim të pjesshëm, për shkak të shifrave të infektimeve dhe numrit të viktimave, por dhe situatës në spitalet Covid, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram masat e reja kufizuese që hyjnë në fuqi nga 11 Nëntori.

Rregullat e reja
Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00-– 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery).

Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve. /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com