Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë e qeverisë, kryeministri Rama është pyetur edhe për të preferuarin e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA, mes Donald Trump dhe Joe Biden.
Rama nuk ka mbajtur një qëndrim kur u pyet për të preferuarin e tij mes kandidatëve për zgjedhjet që do të zhvillohen sot.
“Nëse më pyesni për preferencën mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, mund ta them pa asnjë hezitim që më pëlqen Lulzim Basha, por mos më çoni në Amerikë e më kërkoni parapëlqime për dy njerëz që i kam miq të dy. Por te Luli e Monika dihet që kam mik Lulin, e kam konflikt interesi”. /NOA/