Loading...

Rama, Metës dhe Bashës: Ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!

Pas kritikave mbi menaxhimin e pandemisë nga qeveria, nga opozita dhe presidenti Meta, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Nga ana e tij, Rama akuzon opozitën se i ka varur shpresat për pushtet te ‘katastrofa shëndetësore.

“Ilir, që ti, Monika, Luli, Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!” – shkroi në reagimin e tij Rama.

Pas rastit të katërt teska një pacient u hodh sot nga godina e Infektivit ku ishte shtruar, opozita kritikoi ashpër qeverinë.

Kryeministri bëri edhe krahahsim dhe tha se janë vetëvrarë 71 persona në Itali nga marsi deri në gusht të këtij viti. Ai tha se si ndryshim opozita italiane nuk merret me këtë fenomen, pasi nuk ka lidhje me qeverisjen.

“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin”, shkroi Rama.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com