Loading...

Psikologia kërkon mbylljen e shkollave

Ditën e sotme hyn në fuqi masat e reja të koronavirusit në vendin tonë, ku do të mbyllen të gjitha bizneset në orën 22:00 dhe do të ndalohet lëvizja e qytetarëve deri në orën 06.00 të mëngjesit.

Psikologia Denata Toçe ka folur në lidhje me këtë gjë duke thënë se është kundër këtyre masave, pasi shkollat dhe kopshtet janë burim infeksioni, ndryshe nga ajo që deklaroi Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Kjo e fundit ka thënë se:

“Nuk jemi Italia. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi Shqipëria ku kemi sistem arsimor ku niveli i sigurisë lë për të dëshiruar. Kemi parë raste me edukatore që për shkak të numrit të fëmijëve, jo të gjitha kopshtet kanë masat e duhura, shohim që ka edukatore, mësues dhe nxënës të infektuar mbi moshën 10 vjeç.

Mendoj se duhet të marrim sa më parë masa, jo të reagojmë kur dëmi është bërë. Nëse vazhdojmë të mendojmë se shkollat nuk janë burim infeksioni, se baret dhe restorantet qenkan burim infeksioni veç pas orës 22, se njerëzit tashmë janë ndërgjegjësuar, JO! Pse sot kemi në spitale më shumë të rinj? Sepse brezi i vonë po bën më shumë kujdes. Pra duhet të marrim masa graduale.”
Gjithashtu, psikologia e njohur theksoi se:

“Duhet të marrim masa jo të zakonta për një situatë jo të zakontë. Kjo është një arsye pse kam kërkuar mbylljen e shkollave. Nuk mendoj që nga 22 e natës deri në 6 të mëngjesit u bëka nami i madh. “

Një gjë tjetër që përmendi Toçe ishte dhe strategjia, pra se çfarë duhet të bëjmë në këto ditë pandemie, duke thënë se strategjia më e mirë është zbatimi i masave të Covidit, mbështetja financiare dhe stabiliteti i shëndetit mendor.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com