Loading...

Pse u shërua aq shpejt Presidenti Trump dhe sa u shpenzua për kurimin e tij nga Covid

Koronavirusi, për Trump, një trajtim prej 1 milion euro me antitrupa monoklonale

Donald Trump për menaxhimin e pandemisë “dha shembullin më të keq të mundshëm”, sepse ai bëri për vete një kurë prej supermeni, si kriptoniti”.

Këtë deklaroi Ilaria Capua, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore 1 (One Health Center) në Universitetin e Floridas, për kanalin italian Radio Uno.

Kura që përdori presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara është tjetër nga ajo që aplikohet për pacientët me Covid.

Praktikisht, “mjekët i dhanë atij një dozë të konsiderueshme të antitrupave monoklonale, e cila bllokon virusin kur është duke hyrë në gjak dhe për këtë arsye nuk mund të shkaktojë sëmundje.

Ky ilaç është shumë i shtrenjtë. Trajtimi i Trump ka kushtuar rreth një milion euro.

Antitrupat monoklonalë – shpjegon Capua, – prodhohen në sasi shumë të vogla.”

Dr. Capua kujton faktin se antitrupat monoklonalë “janë terapi super të veçanta”.

Është iluzion të mendosh se kjo kurë mund të arrijë te të gjithë njerëzit brenda pak muajsh, përfundon Capua, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore 1 (One Health Center) në Universitetin e Floridas. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com